Elijona ndan mesazh të fuqishëm pas humbjes së familjarëve: “Eli nuk dorëzohet”

Posted by

Pas momenteve shumë të vështira dhe humbjes familjare që përjetoi javën e kaluar, Elijona ka gjetur forcën të ndajë një mesazh me ndjekësit e saj. Në një postim falënderues, ajo ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë dhe ka treguar se po përpiqet të vazhdojë përpara, duke theksuar se sfida nuk do ta mposhtë.

“Faleminderit pafund për çdo mesazh dhe ngushëllim që ma keni dërgu… i vlerësoj me gjithë shpirt. Për momentin jam duke e marrë veten, pak nga pak… Shpresoj shumë që shumë shpejt me u kthy prapë tek ju, edhe ma e fortë se kurrë. Se ju e dini… Eli nuk dorëzohet,” shkroi ajo.

Mesazhi i saj ka prekur ndjekësit, të cilët kanë shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tyre, duke pritur rikthimin e saj të fuqishëm në rrjetet sociale. Elijona premton se do të kthehet shumë shpejt, edhe më e fortë se më parë.