Deklarata e Ilnisa Agollit gjatë emisionit “Fan Club” ka shkaktuar një valë reagimesh:
“Brikena nga Manastiri nuk erdhi.”
Gjuha e përdorur nga gazetarja, me një dozë ironi ndaj qasjes së banores, ka nxitur ndjekësit të kërkojnë prapaskenat e raportit. Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje nga viti i kaluar që tregojnë një afërsi mes Brikenës dhe Meritonit gjatë debutimit të saj në ekran në ‘Supernova’.
Për një pjesë të madhe të publikut, ashpërsia e Ilnisës sot mund të lidhet me këtë të shkuar mes banores dhe ish-partnerit të saj. Pyetja që ngrihet është: A kemi të bëjmë thjesht me një analizë loje apo me një inat të fshehur? Rrjeti mbetet i ndarë, por videot e vjetra po i japin një dimension krejt tjetër kësaj debati dhe analizë të Ilnisës.




