Rasti penal për vrasjen e Liridona Ademaj ka hyrë në fazën përfundimtare të procesit gjyqësor.
Sipas zhvillimeve të fundit, më 17 prill pritet të jepen fjalët përfundimtare nga palët në këtë rast që ka tërhequr vëmendje të madhe publike.
Gjatë seancës së sotme, para trupit gjykues ka dëshmuar Kushtrim Kokalla, duke dhënë deklarimet e tij lidhur me ngjarjen.
Ndërkohë, një ditë më parë, të akuzuarit Granit Plava dhe Naim Murseli kanë përfunduar paraqitjen e mbrojtjes së tyre.
Ky proces gjyqësor po konsiderohet si një nga rastet më të ndjeshme dhe më të ndjekura në vend, ndërsa opinioni publik pret me interes zhvillimet e mëtejshme dhe epilogun e tij.





