A do ribashkohen Robert Berisha dhe Nora Istrefi? Këngëtari lë gjithçka të hapur

Posted by

Robert Berisha ka folur së fundmi për raportin që mban me ish-bashkëshorten e tij, Nora Istrefi, duke ngjallur sërish interesin e publikut për mundësinë e një ribashkimi mes tyre.

I pyetur drejtpërdrejt nëse ekziston mundësia që ata të rikthehen bashkë, këngëtari nuk e përjashtoi këtë ide, duke lënë të hapur çdo skenar për të ardhmen.

“Jam i lirë, jam i fokusuar në punë. Jam duke bërë albumin tim të parë pas 10 viteve me 12 këngë të reja dhe jam shumë i përkushtuar në këtë drejtim. Kam qejf të jem pak i lirë dhe po e vë re se nuk jam i gatshëm. Nuk do të kisha qejf të lëndoja të njëjtin person dy herë,” u shpreh ai.

Deklarata e tij tregon një qasje më të kujdesshme ndaj marrëdhënieve personale, ndërsa aktualisht prioritet mbetet karriera muzikore.

Ndërkohë, shumë diskutime ka shkaktuar edhe unaza që Roberti i dhuroi Norës, një moment që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe fansave të çiftit.

Sipas tij, ky gjest nuk kishte një domethënie romantike, por ishte thjesht simbolik:

“Ishte një unazë nga disa miq të mi, një dhuratë simbolike. Ideja ishte që më pas ta mbajë vajza jonë, Renee.”

Në fund, ai shtoi me një ton të lehtë:

“Nëse bashkohemi, bashkohemi, por për unazë nuk ka nevojë – s’ka nevojë të bëjmë harxhime.”

Këto deklarata kanë rindezur shpresat e fansave, duke lënë të kuptohet se, megjithëse nuk ka asgjë konkrete për momentin, një ribashkim në të ardhmen mbetet i mundur.