Dy persona nga Kosova kanë raportuar në polici se një çift bashkëshortor nga Shqipëria nuk e ka kthyer veturën Golf VIII të marrë me qira.
Rasti është regjistruar nga policia dhe aktualisht është nën hetim, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i çështjes.
Njoftimi i policisë:
“Parkingu i ANP-së, 28.03.2026 – 15:32. Dy ankuesit meshkuj kosovar kanë raportuar se veturën Golf VIII i kanë dhënë me qira të dyshuarve, çift bashkëshortor nga Shqipëria, dhe të njëjtit nuk e kanë lënë tek vendi sipas marrëveshjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”
Policia ka bërë të ditur se po vazhdon hetimin për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të marrë masat ligjore për rikthimin e veturës.





