Në ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Turqisë, përveç atmosferës elektrizuese në tribuna, tifozët “Dardanët” përcollën edhe një mesazh të fortë përmes një koreografie të veçantë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, ata shpalosën një baner të madh me mbishkrimin “Victorious”, i shoqëruar me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët aktualisht po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Baneri qëndroi i hapur gjatë ndeshjes dhe u shoqërua me brohoritje të fuqishme nga tifozët, duke krijuar një moment të veçantë në stadium.
Atmosfera në “Fadil Vokrri” ishte në kulm gjatë gjithë takimit, ndërsa koreografia e “Dardanëve” u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale.





