Gjykata ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Valon Aliut, duke e dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Erona Coklit, një rast që ka tronditur opinionin publik.
Menjëherë pas shpalljes së vendimit, nëna e viktimës, Melihatja, dha një deklaratë rrëqethëse para mediave, duke shprehur dhimbjen e madhe që familja po përjeton.
Ajo theksoi se asnjë dënim nuk mund ta shërojë plagën e humbjes së vajzës së saj, sidomos duke parë vuajtjen e nipit të vogël. “Djali çdo ditë po e lyp nanën e vet. Dhimbjen që ma ka kriju ky njeri nuk shërohet kurrë,” u shpreh ajo mes emocionesh.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta në publik, ndërsa dënimi prej 25 vitesh është konsideruar si një vendim i rëndësishëm nga drejtësia. Megjithatë, për familjen e viktimës, dhimbja mbetet e pazëvendësueshme dhe e përhershme.





