E ftuar në një intervistë për TAR, Kejsi ka folur hapur për romancën e Mateo, duke zbuluar se fillimisht kishte një tjetër pritshmëri për jetën e tij sentimentale. Ajo u shpreh se e imagjinonte atë pranë një vajze me tipologji më të fortë, si Selini, por mendimi i saj ka ndryshuar me kalimin e kohës.
Duke ndjekur nga afër dinamikat, Kejsi theksoi se Brikena ka një ndikim shumë pozitiv tek Mateo, duke e balancuar dhe qetësuar karakterin e tij impulsiv. Sipas saj, ai është një person me dy anë – i butë dhe i ashpër – dhe ka nevojë për një partner që ta stabilizojë emocionalisht.
Ajo shtoi se një lidhje mes dy karaktereve të forta do të sillte përplasje të vazhdueshme, ndërsa raporti aktual duket më i qëndrueshëm. Në fund, Kejsi i dha mbështetje të plotë këtij afrim, duke lënë të kuptohet se Brikena është zgjedhja e duhur për Mateon.





