Biznesmeni Shaqir Palushi ka bërë një hap tjetër në mbështetje të Stenaldos, pasi ditë më parë lajmëroi se kishte dhuruar personalisht 10 mijë euro për të. Sot, ai ka publikuar një foto krah të riut dhe ka bërë të ditur se nuk është ndalur me kaq.
Palushi ka bërë një thirrje të hapur për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, për t’i ardhur në ndihmë Stenaldos. Për ta bërë këtë më të lehtë, ai ka publikuar të gjitha llogaritë bankare, duke kërkuar mbështetjen e komunitetit për realizimin e një nevoje jetike dhe ëndrrës së tij më të madhe.
Ky veprim i Palushit ka ngjallur reagime pozitive në rrjetet sociale, duke vënë theksin mbi solidaritetin dhe mbështetjen ndaj të rinjve që kanë nevoja jetike.





