Efi Dhedhes shqetëson ndjekësit me lëndimin në këmbë, publikon foto nga pushimi i detyruar

Posted by

Ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes, ka shqetësuar ndjekësit e saj me një postim të fundit në Instagram. Ndryshe nga imazhi i zakonshëm energjik, Efi shfaqet e shtrirë në shtëpi, teksa këmba e saj është e fashuar me një stabilizues mjekësor, duke treguar për një lëndim në kyç.

Në foton e publikuar në Story, ajo ka shkruar vetëm fjalën “Pushim”, duke lënë pa dhënë detaje mbi shkakun apo shkallën e lëndimit. Aktualisht, duket se bukuroshes do t’i duhet të qëndrojë larg aktiviteteve të shumta për të lehtësuar rikuperimin.

Ndjekësit i urojmë Efit një shërim sa më të shpejtë dhe shpresojmë që ky pushim i detyruar të kalojë sa më lehtë.