Ngjarje e rëndë në Mitrovicë – 48-vjeçari gjendet pa shenja jete, dyshohet se ra nga kati i katërt

Posted by

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ali Zeneli”.

Sipas informacioneve fillestare, viktima është identifikuar si Ilir Brahimi, 48-vjeçar, i cili dyshohet se ka rënë nga kati i katërt i një banese. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në afërsi të pjesës së pasme të marketit “Kiper”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar informatën për rastin dhe menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike janë duke vazhduar.