Tronditje para Botërorit! FIFA gati “planin B” – Kosova jashtë çdo llogarie

Posted by

FIFA është duke shqyrtuar një skenar të papritur për Kupa e Botës 2026, pasi pjesëmarrja e Iran është vënë seriozisht në dyshim për shkak të situatës politike.

Sipas raportimeve nga “The Athletic”, shtëpia e futbollit botëror po mendon organizimin e një play-off-i emergjent në rast se Irani vendos të tërhiqet përfundimisht nga turneu. Ky play-off do të përfshinte vetëm katër kombëtare: dy nga Evropa dhe dy nga Azia.

Megjithatë, për Kosovën situata nuk duket aspak pozitive. Nëse përzgjedhja e ekipeve bëhet bazuar në renditjen botërore, Kombëtarja e Kosovës nuk përfshihet në listë, pasi renditet më poshtë krahasuar me ekipet e tjera që kanë qenë pjesë e fazës së play-off-it.

Sipas renditjes aktuale, favoritët për një vend në këtë play-off nga Evropa do të ishin Italia, që mban pozitën e 12-të, dhe Danimarka në vendin e 20-të. Më pas vjen Polonia në pozitën e 35-të, ndërsa Kosova renditet vetëm në vendin e 78-të.

Vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e Iranit ende nuk është marrë, por pritet që gjatë javëve të ardhshme të ketë zhvillime të reja. Sipas raportimeve, një datë kyçe mund të jetë 12 maji, pak para nisjes së turneut më të madh të futbollit në botë.