Teksa finalja e madhe e Big Brother VIP Albania po afrohet, dinamika brenda shtëpisë është tensionuar ndjeshëm dhe aleancat mes banorëve po duken gjithnjë e më të brishta.
Në një bisedë të fundit, Rogerti dhe Selin kanë diskutuar hapur për lojën e Miri, duke hedhur akuza të forta për strategjinë e tij gjatë gjithë edicionit.
“Kjo ka qenë loja e Mirit që 120 ditë këtu brenda. Ne kemi luajtur si top futbolli me Mirin,” u shpreh Rogerti, duke lënë të kuptohet se është ndjerë i manipuluar gjatë lojës.
Ai shtoi se Miri përdorte komunikim të koduar me banorë të tjerë, përfshirë Nikol, duke bërë pyetje të paqarta dhe duke shmangur shpjegimet kur përballej me to. “Nuk i kam besuar fare,” theksoi ai, duke zbuluar se këtë dyshim e kishte shprehur edhe në Dhomën e Rrëfimit.
Edhe Selin ka ndarë të njëjtin qëndrim, duke deklaruar se ka parë tentativa për krijimin e skenarëve që ajo vetë nuk i ka kuptuar apo përjetuar në të njëjtën mënyrë.
Ndërkohë, gara ka hyrë në fazën finale, ku në lojë kanë mbetur katër konkurrentë: Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti. Fituesi do të shpallet në natën e madhe të së shtunës, ku pritet një përballje e fortë dhe plot surpriza.





