FC Bayern Munich ka kaluar në raundin tjetër pas një fitoreje të madhe ndaj Real Madrid CF, në një përballje të mbushur me gola dhe emocione deri në sekondat e fundit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 4-3 për Bayern, ndërsa në total bavarezët fituan 6-4 në agregat.
Real Madrid e nisi fuqishëm ndeshjen me golin e Arda Güler në minutën 1’, por Bayern reagoi shpejt me Pavlović (6’). Güler shënoi sërish në 29’, ndërsa Harry Kane (38’) barazoi për Bayernin. Para pushimit, Mbappé (42’) riktheu epërsinë për madrilenët.
Në pjesën e dytë, gjithçka ndryshoi në fund të ndeshjes. Pas kartonit të kuq të Camavinga (86’), Bayern përmbysi rezultatin me golat e Luis Díaz (89’) dhe Olise (90+4’).
Real Madrid mbeti edhe me një karton të kuq tjetër në fund të ndeshjes, ndërsa Bayern siguroi një kualifikim dramatik.






Leave a Reply