“Unaza në dorë dhe drejt tij!” – Brikena niset për në finale, surprizon Mateon me gjestin romantik

Posted by

Rrugëtimi drejt finales së madhe të Big Brother VIP Albania po bëhet gjithnjë e më emocionues, teksa Brikena ka vendosur të jetë pranë Mateo në një nga momentet më të rëndësishme të tij.

Ajo ka publikuar një video gjatë udhëtimit me makinë drejt Shqipërisë, ku ka tërhequr menjëherë vëmendjen duke treguar “unazën e tyre të martesës”. Në sfond dëgjohej kënga romantike “Të dua”, duke e bërë momentin edhe më emocional për ndjekësit.

Ky gjest është interpretuar si një mbështetje e fortë dhe simbolike për Mateon, i cili është një nga finalistët e këtij edicioni. Ndjekësit tashmë mezi presin jo vetëm shpalljen e fituesit, por edhe ribashkimin e shumëpritur të çiftit në skenën e finales.

Atmosfera para natës së madhe është më e zjarrtë se kurrë, ndërsa surprizat dhe emocionet pritet të kulmojnë në spektaklin final.