Kur dukej se romanca mes Indri dhe Vanesa në Ferma VIP po shkonte drejt një lidhjeje të konsoliduar, situata ka marrë një kthesë të papritur.
Pas puthjes së shkëmbyer një natë më parë, dyshja kanë zhvilluar një bisedë të gjatë, ku Indri ka sqaruar se nuk është gati për këtë marrëdhënie dhe nuk dëshiron të krijohen pritshmëri apo iluzione të kota mes tyre.
Nga ana tjetër, Vanesa është shprehur hapur për gjendjen e saj emocionale, duke theksuar se kjo situatë po i krijon ngarkesë të madhe. Ajo madje ka paralajmëruar se pas daljes nga formati do të sqarojë përfundimisht raportin me partnerin që ka jashtë.
Në deklaratën e saj, Vanesa u shpreh se nuk e sheh të drejtë të vazhdojë këtë situatë duke mbajtur dikë “peng” jashtë, ndërsa brenda po përjeton një tjetër histori. Ajo shtoi se gjithçka që po ndodh është e papritur, por beson se çdo gjë ndodh për një arsye.
Kjo situatë ka ndezur diskutime të shumta si brenda fermës, ashtu edhe në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë raport në një nga temat më të komentuara të momentit.





