Elijona “nxeh” rrjetin nga Egjipti! Fotoja me bikini merr gjithë vëmendjen

Posted by

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, po kalon disa ditë pushimi në Egjipt, një nga destinacionet më të preferuara turistike.

Ajo po shoqërohet nga një mike e saj, ndërsa gjatë qëndrimit nuk kanë munguar postimet e shumta në rrjetet sociale, ku ka ndarë momente nga pushimet.

Së fundmi, Elijona ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një foto të publikuar në Instastory, ku shfaqet me bikini, duke vënë në pah format e saj dhe stilin veror.

Pamjet kanë marrë menjëherë reagime të shumta, duke e bërë atë një nga personazhet më të komentuara të momentit në rrjet.

Pushimet e saj në Egjipt po ndiqen me interes nga fansat, të cilët po presin edhe më shumë momente nga ky udhëtim.