Dramë në Ferma VIP! Indri tërhiqet, Vanesa shpërthen në lot pas vendimit të tij

Posted by

Ajo që dukej si një romancë në lindje brenda Ferma VIP, ka marrë një kthesë të papritur mes Indri dhe Vanesa Sono.

Pas vendimit të fortë të Vanesës për t’i dhënë fund lidhjes që kishte jashtë, në mënyrë që të ndiqte ndjenjat e saj, situata mes tyre nuk ka evoluar siç pritej.

Në një bisedë të fundit, Indri është shfaqur i ftohtë dhe i tërhequr, duke theksuar se ka nevojë për kohë dhe reflektim. Ai u shpreh se ndodhet në një fazë konfuze dhe nuk është gati për të vazhduar raportin në të njëjtën mënyrë.

Kur Vanesa kërkoi një përgjigje të qartë, Indri e bëri të ditur se për momentin ata do të mbeten vetëm miq.

Reagimi i saj ishte i menjëhershëm: ajo e pranoi situatën pa debat dhe u largua, por më pas shpërtheu në lot, duke u mbështetur nga banorët e tjerë të shtëpisë.

Kjo zhvillim ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, sidomos për faktin se Vanesa kishte marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e saj personale pikërisht për shkak të ndjenjave ndaj Indrit.