Sara Hoxha publikon mesazhet fyese dhe i përgjigjet me ironi

Posted by

Sara Hoxha ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka vendosur të ndajë publikisht disa mesazhe që i kanë ardhur nga ndjekësit, duke zbuluar edhe anën më të errët të komenteve online.

Në një postim në Instagram Story, ajo publikoi mesazhe fyese ku një ndjekës e kritikonte për pamjen e saj dhe i sugjeronte ndërhyrje estetike. Reagimi i Sarës ishte i menjëhershëm dhe me nota ironie: “Autsch!!! Thank god qenka fake account”, duke treguar se nuk i merr seriozisht këto sulme.

Megjithatë, ajo nuk u ndal vetëm te komentet negative. Paralelisht, Sara ndau edhe mesazhe mbështetëse nga fansat, të cilët e komplimentonin për natyralitetin dhe bukurinë e saj, duke nxjerrë në pah kontrastin e fortë që ekziston në rrjetet sociale.

Me këtë veprim, ajo duket se ka dashur të theksojë realitetin me të cilin përballen shpesh figurat publike: mes kritikave të ashpra dhe komenteve pozitive, zgjedhja mbetet gjithmonë se cilës zë t’i kushtosh vëmendje.