Selin Bollati u shpall fituese e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania, duke kurorëzuar një rrugëtim të mbushur me emocione, debate dhe mbështetje të madhe nga publiku.
Por ndërsa vëmendja ishte te festa e fitores dhe çmimi i madh, një tjetër zhvillim ka bërë bujë: “shpërthimi” i saj në rrjetet sociale.
Në momentin e finales, Selini numëronte rreth 193 mijë ndjekës në Instagram – një shifër e konsiderueshme. Megjithatë, vetëm dy ditë pas shpalljes fituese, ky numër ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme.
Profili i saj ka arritur në mbi 237 mijë ndjekës, duke fituar rreth 44 mijë ndjekës të rinj brenda vetëm 48 orëve.
Ky “boom” në rrjetet sociale tregon qartë ndikimin dhe popullaritetin që ajo ka fituar gjatë spektaklit, duke dëshmuar se mbështetja e publikut nuk përfundon me mbylljen e programit.
Rritja e ndjekësve shihet si një tregues i fortë i lidhjes që Selini ka krijuar me publikun, duke e kthyer atë në një nga figurat më të ndjekura të momentit në showbizin shqiptar.





