“Nuk ndjej asgjë për ty!” – Indri shuan përfundimisht raportin me Vanesën në Ferma VIP

Posted by

Raporti mes Indri dhe Vanesa Sono në Ferma VIP duket se ka arritur në pikën më të tensionuar, duke marrë një kthesë të fortë dhe të papritur.

Pas vendimit të Vanesës për t’i dhënë fund lidhjes që kishte jashtë dhe për të ndjekur ndjenjat e saj, Indri fillimisht kërkoi distancë duke propozuar që të mbeteshin vetëm miq. Megjithatë, edhe kjo zgjidhje rezultoi e përkohshme.

Në një bisedë të fundit që po qarkullon gjerësisht në rrjet, ai është shprehur hapur dhe pa rezerva, duke i thënë Vanesës se nuk ndjen asgjë për të, përveç keqardhjes për situatën.

“Me ty nuk kam asgjë, vetëm keqardhje për situatën që po të shkaktoj. Nuk ta vë fajin ty, por nuk mund t’ia vë as vetes,” është shprehur ai.

Këto fjalë e kanë lënë Vanesën dukshëm të prekur dhe të tërhequr, ndërsa marrëdhënia mes tyre tashmë duket e ftohur plotësisht.

Kjo situatë vjen pas një sërë momentesh intensive mes dyshes, duke e kthyer këtë raport në një nga më të komplikuarit dhe më të komentuarit brenda shtëpisë.