Momente interesante po zhvillohen në Ferma VIP, ku raportet mes banorëve po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.
Së fundmi, Fabjola është parë mjaft e afërt me Adioni, duke treguar hapur emocionet e saj.
Në një moment që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, ajo i është ulur në gjunjë teksa ai qëndronte në këmbë, duke krijuar një situatë që është komentuar shumë nga publiku.
Dyshja janë parë gjithashtu të përqafuar dhe shumë pranë njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet se mes tyre po zhvillohet një romancë e fortë brenda fermës.
Ky moment ka ndezur reagime të shumta online, ku fansat po diskutojnë për marrëdhënien e tyre dhe mënyrën se si po evoluon lidhja në këtë reality show.





