Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reagimet nga figura të njohura nuk kanë munguar. Mes tyre është edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila ka ndarë një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale.
Sipas vendimit të Gjykata Themelore në Prishtinë, Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim, ndërsa Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tyre në këtë ngjarje të rëndë.
Pas shpalljes së vendimit, Dafina reagoi përmes InstaStory, duke shkruar: “Le të jetë ky standardi”.
Mesazhi i saj, ndonëse i shkurtër, është interpretuar si një thirrje për drejtësi të qëndrueshme dhe trajtim të barabartë të rasteve të tilla në të ardhmen.
Ky reagim i shtohet valës së reagimeve nga personalitete të ndryshme publike, të cilët kanë përshëndetur vendimin dhe kanë kërkuar masa të forta kundër krimeve të rënda.





