Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ka reaguar edhe vëllai i saj, Leonardi Ademaj.
Në një deklaratë për media, ai theksoi se vendimi i gjykatës nuk është drejtësi vetëm për familjen, por mbi të gjitha për Liridonën dhe fëmijët e saj, të cilët nuk do ta kenë më kurrë pranë nënën e tyre.
“Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne, shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj, të cilët nuk do ta shohin më nënën e tyre përjetësisht”, u shpreh ai.
Ai shtoi se dënimi duhet të shërbejë si një mesazh i fortë dhe si paralajmërim për këdo që mund të mendojë të kryejë krime të tilla.
“Ky dënim do të jetë një mësim për ata që mendojnë ta bëjnë një krim të tillë”, tha ai.
Rasti ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur reagime të shumta, ndërsa familja e viktimës vazhdon të kërkojë drejtësi dhe respekt për kujtimin e saj.





