Vanesa flet për puthjen me vëllain në Ferma VIP: “Ashtu e puth gjithmonë…”

Posted by

Në Ferma VIP vazhdojnë të ndodhin momente që ndezin debat në rrjet, ndërsa këtë herë në qendër të vëmendjes është Vanesa Sono.

Gjatë një surprize emocionale, ku ajo takoi vëllain e saj brenda spektaklit, një moment i veçantë u bë viral: puthja e tyre në buzë, e cila shkaktoi reagime të shumta dhe diskutime në rrjetet sociale.

Pas disa ditësh nga ky episod, Vanesa ka vendosur të flasë hapur për situatën, duke dhënë versionin e saj gjatë një bisede me banorët e tjerë.

“Gjysmat e gjërave nuk i mbaj mend, sidomos në fillim. Në fillim kur shkova di vetëm që e kam puthur, dhe e kam puthur siç e puth unë në buzë vëllain,” u shpreh ajo, duke theksuar se për të ishte një gjest i pastër emocional dhe pa asnjë qëllim tjetër.

Megjithatë, ajo pranoi se më vonë ka reflektuar për mënyrën se si mund të jetë perceptuar ky veprim nga publiku, sidomos duke marrë parasysh kontekstin e një formati televiziv.

“…dhe më vonë kam ndejtur dhe kam menduar…”, shtoi ajo, ndërsa gjesti i saj gjatë bisedës u interpretua nga shumë si shenjë sikleti apo vetë-reflektimi.

Ngjarja vazhdon të mbetet një nga momentet më të komentuara të spektaklit, duke ndarë publikun mes atyre që e shohin si një reagim emocional dhe atyre që e konsiderojnë të papërshtatshëm.