Trump: “Kam kontroll të plotë mbi Hormuzin” – paralajmëron bllokadë ndaj Iranit

Posted by

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “kontroll të plotë” mbi Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump u shpreh se asnjë anije nuk mund të hyjë apo të dalë nga kjo zonë pa miratimin e Marinës amerikane.

“S’ka asnjë anije që mund të hyjë ose të dalë pa miratimin e Marinës së Shteteve të Bashkuara. Ajo është e mbyllur fort deri në kohën kur Irani të jetë në gjendje të bëjë një marrëveshje,” ka deklaruar ai.

Trump shtoi gjithashtu se Irani është i përfshirë në tensione të brendshme politike, duke përmendur përplasjet mes mbështetësve të vijës së ashpër dhe atyre më të moderuar.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ku kontrolli mbi Ngushticën e Hormuzit konsiderohet jetik për tregtinë globale të energjisë dhe stabilitetin ndërkombëtar.