Ilir Shaqiri për Rexhep Qosjen: “U shua institucioni i mendimit shqiptar”

Posted by

Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri ka reaguar pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të mëdha të mendimit shqiptar.

Në reagimin e tij, Shaqiri përdori fjalë të forta dhe metafora të veçanta për të përshkruar ndikimin e Qosjes ndër dekada, duke e quajtur atë një “institucion” dhe një dritë udhërrëfyese për shqiptarët.

“U shua INSTITUCIONI I MENDIMIT SHQIPTAR, Volteri i Gadishullit Ilirik, Qiriri metonimik i Naim Frashëri… Lamtumirë, PROFESOR!”, shkroi ai, duke nënvizuar rolin e tij të jashtëzakonshëm në formësimin e mendimit dhe vetëdijes kombëtare.

Rexhep Qosja konsiderohej një nga mendimtarët dhe studiuesit më të rëndësishëm shqiptarë, me një kontribut të gjerë në letërsi, kritikë letrare dhe mendim shoqëror.

Pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta, reagimet nga figura publike dhe personalitete të ndryshme kanë qenë të shumta, duke nderuar trashëgiminë e tij të pasur intelektuale.