Një zhvillim i papritur po qarkullon në botën e futbollit ndërkombëtar, pasi një i dërguar i lartë i presidentit amerikan Donald Trump ka kërkuar nga FIFA që Irani të zëvendësohet me Italia në Kupën e Botës.
Sipas raportimeve të Financial Times, i dërguari special i SHBA-së, Paolo Zampolli, ia ka paraqitur këtë ide presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
Argumenti i tij kryesor ishte historia e pasur e Italisë në këtë kompeticion, me katër tituj të fituar në Kupën e Botës, çka sipas tij justifikon përfshirjen e tyre në turne.
Raporti sugjeron gjithashtu se kjo nismë mund të lidhet edhe me përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet mes Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, pas tensioneve të fundit politike.
Megjithatë, reagimi nga Irani nuk ka munguar. Autoritetet iraniane kanë deklaruar se janë të gatshëm për turneun dhe synojnë të marrin pjesë normalisht.
Ndërkohë, Italia nuk është kualifikuar për këtë edicion të Kupës së Botës, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja, duke e bërë këtë propozim edhe më të debatueshëm.
Kjo ide ka hapur diskutime të mëdha në opinionin sportiv dhe politik, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë zhvillim konkret nga FIFA.





