Miri i përgjigjet babait të Selinit: “Po të ishte problem, t’i thoshte vajzës të largohej”

Posted by

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Miri, ka reaguar për herë të parë ndaj deklaratave të forta të babait të Selin Bollati, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të ndikuara nga faktorë të jashtëm.

Gjatë një interviste në Top Channel, ai u shpreh se përballja me këto akuza ishte një “surprizë e hidhur”, sidomos pasi kishte kaluar një moment emocional me vajzën e tij brenda shtëpisë.

Miri theksoi se e kupton instinktin e një prindi për të mbrojtur fëmijën, por nuk pajtohet me mënyrën se si janë bërë akuzat ndaj tij.

“Deklarata e tij mund të ketë ardhur për të mbrojtur fëmijën e tij… por nuk do isha nxitur të akuzoj një njeri kur nuk ka fakte. Të gjykohesh nëpërmjet perceptimit për mua nuk është mirë,” u shpreh ai.

Një nga pikat më të forta të reagimit të tij ishte pyetja pse kërkohej largimi i tij dhe jo i vajzës, nëse situata ishte vërtet problematike.

“Nëse ai e ka parë ashtu, duhet t’i thoshte vajzës së tij ‘largohu’. Pse duhet të largohesha unë? Ne ishim në lojë,” theksoi Miri.

Sipas tij, babai i Selinit është ndikuar nga komentet e banorëve dhe reagimet në rrjetet sociale, çka ka deformuar realitetin e marrëdhënies së tyre në lojë.

Në fund, ai bëri të ditur se nuk dëshiron të rikthehet më në këtë temë, duke shtuar se çdo ndryshim qëndrimi do të nënkuptonte pranimin e një faji që, sipas tij, nuk ekziston.