Ish-finalisti i Big Brother VIP Albania 5, Mateo Borri, ka folur për herë të parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
I ftuar në Ftesë në 5, ai u shpreh se gjatë gjithë rrugëtimit të tij nuk ka ndjekur asnjë strategji, por thjesht ka qenë vetvetja.
“Unë kam bërë pjesën time. Unë ky jam. Nëse njerëzve u dukem i pavërtetë, nuk është puna ime… Nuk ka strategji më të mirë se sa të jesh vetvetja,” tha Mateo.
Ai komentoi gjithashtu edhe finalistët e tjerë, duke theksuar se disa prej tyre, sipas tij, “viktimizoheshin” dhe përdornin fjalë të tepërta gjatë lojës. Ndërkohë, për Selin Bollati ai shprehu respekt, duke i uruar më të mirat.
Përveç lojës, Mateo foli hapur edhe për marrëdhënien me Brikena, duke treguar se ndjenjat e tij kanë qenë të forta që në fillim.
“Sa herë isha larg saj, ndihesha keq… kur më pëlqen një vajzë dhe është reciproke, unë e kërkoj me insistim,” u shpreh ai.
Ai shtoi se tashmë fokusi i tyre është te e ardhmja dhe se familja e tij e mbështet plotësisht këtë lidhje.
“Mami është dakord për çdo gjë timen… nëse unë jam i lumtur, mami është e lumtur,” përfundoi Mateo.





