Raporti i Adioni me Fabiola brenda Ferma VIP 3 po zhvillohet para syve të publikut, duke krijuar një afrimitet që ka marrë vëmendjen e ndjekësve.
Megjithatë, situata duket më e ndërlikuar sesa ajo që shihet në ekran. Gjatë qëndrimit në fermë, Adioni ka lënë të kuptohet disa herë se në jetën e tij jashtë ekziston një person i rëndësishëm, edhe pse ka theksuar se nuk janë në një lidhje aktive.
Sipas raportimeve të mediave rozë, vajza në fjalë dyshohet të jetë Diona Fona, me të cilën ai ka pasur edhe bashkëpunime muzikore.
Zërat për një histori të mundshme mes tyre kanë qarkulluar prej kohësh, por deri më tani nuk ka pasur as konfirmim dhe as demantim nga vetë këngëtarja.
Ajo që dihet është se dyshja kanë bashkëpunuar disa herë gjatë vitit të kaluar, madje edhe pak para hyrjes në spektakël, kur Adioni kishte paralajmëruar një projekt të ri muzikor me Dionën.
Kjo ka ngritur pikëpyetje të mëdha: a kemi të bëjmë me një romancë të lënë pezull jashtë, apo thjesht me një keqkuptim të publikut?
Ndërkohë, afrimiteti i tij me Fabiolën vazhdon të jetë në fokus, duke e bërë këtë një nga historitë më të komentuara brenda spektaklit.





