Anisa Veseli “zbulon” lajmin e ri – ndan videon

Posted by

Anisa Veseli ka nxitur kureshtjen e ndjekësve të saj përmes një komunikimi interaktiv në rrjetet sociale, ku ka dhënë detaje për projektet e reja muzikore.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një fans i kërkoi këngëtares të publikojë diçka të re, duke theksuar mungesën e projekteve të fundit.

Përgjigjja e saj ishte e menjëhershme dhe premtuese.
“Këngë kam shumë. Por kurdo që të publikoj, kjo do të jetë e para prej tyre,” u shpreh ajo.

Surpriza erdhi kur Anisa vendosi të ndajë edhe një pjesë të shkurtër demo nga kënga e re, duke i dhënë publikut një shije të asaj që po përgatitet në studio.

Edhe pse nuk ka zbuluar ende titullin apo datën e publikimit, ky fragment i publikuar ka rritur ndjeshëm pritshmëritë e fansave për rikthimin e saj në skenën muzikore.

Me këtë lëvizje, duket se Anisa Veseli është gati të rikthehet fuqishëm me projekte të reja që pritet të tërheqin vëmendjen e publikut.