Lediana, vajza e këngëtares Fjolla Morina, ka reaguar publikisht ndaj komenteve paragjykuese që ka marrë në rrjetet sociale.
Përmes një videoje në TikTok, ajo ka vendosur të sqarojë raportin e saj me nënën dhe lidhjen e veçantë që ka me gjyshërit.
Reagimi i saj erdhi pas një komenti nga një ndjekës, i cili aludonte se ajo nuk e pranon ekzistencën e nënës së saj. Lediana e mohoi këtë pretendim, duke theksuar se fjalët e saj janë keqinterpretuar.
“Që nga dita që kam lindur, jam rritur me gjyshen dhe gjyshin tim. Por asnjëherë nuk kam thënë që nuk e pranoj nënën time apo që mohoj ekzistencën e saj,” u shpreh ajo.
Ajo shtoi se lidhja e saj e fortë me gjyshërit vjen nga fakti që ata kanë qenë gjithmonë pranë saj në momentet më të rëndësishme të jetës, duke luajtur rolin kryesor në rritjen e saj.
“Kur kam qenë e sëmurë, në ditën e parë të shkollës apo në mbledhjet e prindërve, gjithmonë kanë qenë ata,” theksoi Lediana.
Në fund, ajo u shpreh se dashuria dhe mirënjohja për gjyshërit e saj është e pazëvendësueshme, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk e respekton apo nuk e konsideron nënën e saj.
Ky reagim vjen si një përpjekje për t’i dhënë fund keqkuptimeve dhe aludimeve që kanë qarkulluar në rrjet.




