Ermiona Lekbello vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara të momentit, sidomos për dinamikat që po krijon në Ferma VIP.
Por shumë përpara se të bëhej pjesë e reality show-ve, ajo ka pasur një lidhje të hershme me skenën artistike.
Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një video e rrallë nga pjesëmarrja e saj në Festivali i Këngës 2003. Në këto pamje, Ermiona shfaqet në një moshë shumë të re, duke performuar live përpara publikut.
Me një fustan të zi elegant, flokë kaçurrela natyrale dhe një prezencë skenike të veçantë, ajo rrezaton një hijeshi që fansat thonë se i ka rezistuar kohës.
Videoja është bërë menjëherë virale, duke marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët e cilësojnë si një “yll të vërtetë” dhe vlerësojnë bukurinë e saj natyrale ndër vite.
Ky rikthim nostalgjik ka rikujtuar edhe një herë rrugëtimin e saj artistik, përtej famës që ka fituar sot në ekran.




