Alba Pollozhani, ish-banore e Big Brother VIP Kosova 4, ka reaguar ndaj thashethemeve për një lidhje të mundshme romantike me Toney.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, ajo është pyetur drejtpërdrejt për raportin me të, duke e mohuar kategorikisht çdo lidhje romantike.
“Jo çdo djalë dhe vajzë që shihen bashkë janë çift. Ndonjëherë janë thjesht dy njerëz që flasin, punojnë… pa pasur nevojë për etiketa,” u shpreh Alba.
Ajo theksoi gjithashtu se është shumë private kur bëhet fjalë për jetën personale dhe se momentet e rëndësishme do t’i ndajë vetë, kur të vijë koha e duhur.
“Nëse vjen momenti që jam me dikë në krah, do ta publikoj me unazë në gisht,” shtoi ajo, duke e shoqëruar deklaratën edhe me nota humori.
Madje, Alba tregoi se beson edhe te “syri i keq”, duke thënë se edhe në momentin e unazës do të tregojë “vetëm gishtin” në foto.
Me këtë reagim, ajo i ka dhënë fund aludimeve, duke konfirmuar se mes saj dhe Toneyt ka vetëm shoqëri dhe bashkëpunim.





