Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se oferta e kryeministrit Albin Kurti për opozitën është “e sinqertë dhe njerëzore”.
Në reagimin e tij, Bahtiri u është drejtuar partive opozitare, duke theksuar se tashmë vendimi për të shmangur zgjedhjet apo jo është në dorën e tyre.
Ai ka bërë thirrje ndaj Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që të propozojnë kandidat për president, duke shtuar se LVV nuk ka synuar të mbajë të gjitha postet e larta shtetërore.
“Sot është në dorën tuaj se a shkon vendi në zgjedhje apo jo,” ka shkruar Bahtiri, duke theksuar se opozita ka në dispozicion disa mundësi për të propozuar emra konsensualë.
Ai gjithashtu ka apeluar që të tejkalohen interesat partiake dhe të gjendet një zgjidhje në interes të vendit, duke premtuar mbështetje të plotë për kandidatët që do të propozohen.
Deklarata e tij vjen në një moment kyç për procesin e zgjedhjes së presidentit në Kosova, ku kërkohet një marrëveshje politike për të shmangur zgjedhjet e reja.





