Poezia e Gresës ndez Ferma VIP – thumb ndaj Ilir Shaqirit shkakton debat

Posted by

Gjatë kësaj jave në Ferma VIP 3 është zhvilluar një sfidë kreative, ku fermerët u përballën në një kompeticion për të shkruar dhe interpretuar poezinë më të bukur.

Vlerësimin për tri vendet e para e bëri shkrimtarja dhe fermerja Mimoza Ahmeti, e cila vendosi që vendin e parë ta fitojë Gresa Sekiraqa.

Megjithatë, poezia fituese nuk kaloi pa polemika. Vargjet e Gresës përmbanin një thumb të drejtpërdrejtë ndaj Ilir Shaqiri, gjë që u konsiderua nga shumë banorë si ofenduese:

“Unë eci para e ty udha e mbarë,
O Ilir ngo qet sen’ t’ri,
ke ni për burra e burrni s’ki,
me këtë rast deshta të tregoj
që unë i kam e ti s’i ki”.

Pas interpretimit, reagimet ishin të menjëhershme. Ilir Shaqiri dhe disa nga fermerët e tjerë e kritikuan ashpër poezinë, duke e cilësuar si vulgare dhe jo në frymën e një gare artistike.

Ata theksuan se një kompeticion i tillë duhet të ruajë më shumë finesë dhe respekt mes konkurrentëve.

Ngjarja ka shtuar tensionet brenda fermës dhe ka hapur debat të fortë mes banorëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ndikojë në marrëdhënien mes Gresës dhe Ilirit në vazhdim.