Ilir Shaqiri trazon Ferma VIP: kritikë nga publiku, por 40 mijë euro në xhep

Posted by

Hyrja e Ilir Shaqiri në Ferma VIP ka shkaktuar reagime të forta, duke e kthyer atë në një nga personazhet më të debatueshëm të këtij sezoni.

Fituesi i Big Brother VIP Albania është parë nga një pjesë e publikut si një figurë antagoniste, për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me banorët, sidomos me Mimoza Ahmeti, si dhe qasjes së tij shpeshherë kritike ndaj dinamikave të lojës.

Një nga momentet që ka shtuar më shumë debat ka qenë edhe ndikimi i tij në uljen e çmimit të madh, çka ka ndikuar në perceptimin negativ të publikut ndaj tij.

Megjithatë, pavarësisht kritikave për imazhin e tij, duket se pjesëmarrja në këtë format ka qenë e favorshme financiarisht. Sipas raportimeve nga burime për “Prive By LS”, Iliri është paguar rreth 40 mijë euro për t’u bërë pjesë e kastit.

Kjo shumë e konsiderueshme ngre pyetjen nëse një lëvizje e tillë ia vlen, duke marrë parasysh ndikimin që mund të ketë në reputacionin publik të artistit.

Ndërsa loja vazhdon dhe tensionet rriten, mbetet për t’u parë nëse Iliri do të arrijë të ndryshojë perceptimin e publikut apo do të mbetet një nga figurat më të kontestuara të këtij edicioni.