Miqësia mes Kader dhe Shqipe Hysenaj, dy ish-banoreve të Big Brother VIP Kosova 2, duket se ka marrë fund.
Edhe pse pas përfundimit të formatit ato u shfaqën shumë të afërta, zhvillimet e fundit tregojnë një tjetër realitet. Sipas burimeve për “Prive by Liberta Spahiu”, krisja në raportin e tyre nuk është e re, por ka nisur prej disa javësh.
Distancimi është reflektuar edhe në rrjetet sociale, ku dyshja nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram — një veprim që shpesh konsiderohet si shenjë e qartë e një raporti të prishur.
Ky ndryshim vjen në kontrast të plotë me verën e kaluar, kur ato ndanin momente të shumta së bashku nga pushimet dhe miqësia e tyre dukej e pandashme.
Tani, duket pak e mundshme që t’i shohim sërish bashkë në të njëjtën mënyrë, ndërsa fansat mbeten kuriozë për arsyet e vërteta të këtij distancimi.




