Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka deklaruar prerë se nuk do ta votojë Vjosa Osmani për presidente, pavarësisht çdo rrethane.
Para hyrjes në Kuvendi i Kosovës, ai u shpreh me tone të ashpra, duke theksuar se qëndrimi i tij është i pandryshueshëm.
“Me ditë që flaka i del, Vjosa Osmani nuk ka votë prej meje”, deklaroi Berisha.
Ai shtoi se arsyeja e këtij qëndrimi lidhet me pakënaqësinë e tij ndaj rolit dhe veprimeve të saj në të kaluarën, duke thënë se, sipas tij, ajo “nuk e meriton” të jetë presidente.
Këto deklarata vijnë në një moment kyç, kur vendi po përballet me zhvillime të rëndësishme politike lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.






Leave a Reply