Nga ndëshkimi në profesion: të miturit në Lipjan realizojnë projekt praktik në ujësjellës

Posted by

Në Qendra Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar një projekt praktik që synon zhvillimin profesional të të miturve.

Sipas njoftimit zyrtar, aktiviteti përfshiu instalimin e gypave të rrjetit të ujësjellësit dhe montimin e një bojleri për furnizim me ujë të ngrohtë në objektin e administratës së qendrës.

Gjatë punës, të miturit aplikuan njohuritë e fituara duke instaluar sistemin sipas standardeve teknike dhe duke realizuar montimin e pajisjeve nën mbikëqyrjen e instruktorit.

Projekti u zhvillua në mënyrë të organizuar në grup, duke respektuar rregullat e sigurisë dhe duke përdorur teknikat e përvetësuara gjatë trajnimeve profesionale.

Sipas njoftimit, përmes këtij angazhimi ata kanë forcuar aftësitë teknike, bashkëpunimin dhe përgjegjësinë në punë.

Ky projekt konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së tyre për tregun e punës dhe integrimin në shoqëri, duke u dhënë mundësi të zhvillojnë aftësi konkrete për të ardhmen.