“My everything” – Blero emocionon rrjetin me urimin për vajzën e tij

Posted by

Këngëtari i njohur Blero ka prekur ndjekësit me një dedikim të veçantë për vajzën e tij, Tara, me rastin e ditëlindjes së saj.

Përmes një postimi në Instagram, artisti ka ndarë fjalë plot dashuri dhe emocion, duke e cilësuar të bijën si gjënë më të rëndësishme në jetën e tij.

“My everything, urime ditëlindja, drita e syve të mi,” ka shkruar ai krahas postimit.

Ky mesazh i thjeshtë, por shumë i ndjerë, ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë uruar Tarën dhe kanë vlerësuar raportin e ngrohtë mes babë e bijë.

Blero shpesh ndan momente nga jeta e tij familjare, duke treguar lidhjen e fortë që ka me vajzën e tij, e cila mbetet një nga prioritetet kryesore për të.