“Sonte befasi!” – Kida ndez rrjetin me paralajmërimin misterioz

Posted by

Artistja e njohur Kida ka rikthyer vëmendjen e fansave me një paralajmërim të papritur në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka lënë të kuptohet se diçka e re pritet të publikohet shumë shpejt.

“Sonte kemi një befasi”, ka shkruar këngëtarja, pa dhënë detaje të tjera.

Ky mesazh ka mjaftuar për të nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët menjëherë kanë filluar të spekulojnë për një projekt të ri muzikor.

Prej kohësh, Kida është duke punuar në materiale të reja dhe duket se momenti i publikimit është shumë afër.

Fansat tashmë presin me padurim për të zbuluar se çfarë surprize ka përgatitur artistja këtë herë.