Zgjedhjet drejt 7 qershorit? Radoniqi jep sinjalin, por vendimi final i mbetet presidentes

Posted by

Kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve kërkojnë kohë dhe nuk janë proces i thjeshtë.

Pas një takimi me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ai theksoi se data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve është 7 qershori.

“Na nevojitet përgatitje, nuk është proces i lehtë… Dy data 31 maj ose 7 qershor, kështu që për mendimin tonë është 7 qershori, por prapë le t’i mbetet presidentes,” u shpreh Radoniqi.

Ai gjithashtu bëri të ditur se çështja e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve ende nuk është diskutuar në KQZ, por pritet të jetë e ngjashme me atë të zgjedhjeve të kaluara.

Deklarata e tij vjen në një moment kur vendi po përballet me paqartësi politike, ndërsa vendimi përfundimtar për datën e zgjedhjeve pritet të merret nga presidentja.