Ganimete Musliu thotë se Fatmir Limaj duhet të ofrohet drejt PDK-së

Posted by

Ish-deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar mundësinë e afrimit të kryetarit të Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në PDK.

Në një deklaratë për media, Musliu theksoi se PDK i ka dyert e hapura për çdo qytetar që dëshiron të kontribuojë për vendin.

“PDK i ka dyert hapur për secilin qytetar që është i interesuar të kontribuojë për Kosovën. Sot PDK është në një stad tjetër, ndërsa Limaj është në një pozicion krejt tjetër,” u shpreh ajo.

Ajo shtoi se ndarja e Limajt nga PDK në të kaluarën i ka dhënë atij mundësinë për të krijuar një subjekt të ri politik, por theksoi se ai mbetet një figurë me vlerë për institucionet.

“Limajn e shoh si vlerë kur ai është pjesë e institucioneve dhe është mëkat që ai të jetë jashtë, sepse mund të japë kontribut për shtetin,” deklaroi Musliu.

Megjithatë, ajo nënvizoi se një vendim i tillë varet nga vullneti i vetë Limajt dhe nga komunikimi mes liderëve politikë.

“Nëse ka vullnet, duhet të ofrohet. Pastaj është çështje që diskutohet mes kryetarëve dhe më pas vendoset nga strukturat e partisë,” përfundoi ajo.