Puthje pasionante LIVE! Indri dhe Vanesa konfirmojnë romancën – reagimi i papritur për prindërit

Posted by

Marrëdhënia mes Indri dhe Vanesa në Ferma VIP 3 tashmë duket e konfirmuar, pas një momenti që nuk la vend për dyshime.

Mbrëmjen e së martës, dyshja shkëmbyen puthjen e parë pasionante para kamerave, duke i dhënë kështu një drejtim të qartë raportit të tyre brenda formatit.

Menjëherë pas këtij momenti, Vanesa reagoi me humor, por edhe me pak siklet, duke iu drejtuar prindërve përmes kamerës:

“T’i them diçka mamit dhe babit, sepse do na shohin. Mami, babi ky është Indri, mund t’ju ketë mërzitur pak, por…”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Indri kërkoi mirëkuptim, duke theksuar se nuk ka pasur qëllim të krijojë shqetësime dhe se tani po e jetojnë raportin pa pengesa.

“Më vjen shumë keq dhe ju kërkoj falje, por tani nuk ju mërzis më. Jemi pa bllokime, lë të ndodh çfarë të jetë e shkruar”, tha ai.

Zhvillimi i fundit ka bërë që marrëdhënia e tyre të marrë një tjetër dimension, ndërsa është raportuar se Vanesa ka vendosur të lërë jashtë lidhjen që kishte më parë për të vazhduar këtë histori me Indrin.

Ky moment pritet të ndikojë edhe më tej në dinamikat e Ferma VIP 3, ku raportet mes banorëve po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara.