Kapen produkte dentare të padeklaruara në aeroport – ndërhyn Dogana e Kosovës

Posted by

Dogana e Kosovës ka njoftuar për një rast të zbulimit të produkteve dentare të padeklaruara në Aeroporti i Prishtinës.

Sipas njoftimit, një udhëtar që kishte kaluar në kanalin e gjelbër është selektuar për kontroll të detajuar nga zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Njësinë Antikontrabandë.

Gjatë kontrollit të bagazhit, janë gjetur produkte dentare që nuk ishin deklaruar dhe nuk posedonin licencë për import.

Autoritetet theksojnë se, sipas Kodit Doganor Nr. 08/L-247, importi i mallrave pa dokumentacionin dhe licencimin e nevojshëm përbën kundërvajtje dhe mund të sjellë pasoja ligjore.

Këto masa përfshijnë konfiskimin e mallrave, gjoba administrative si dhe procedura të mëtejshme sipas legjislacionit në fuqi.

Dogana e Kosovës u bën thirrje të gjithë udhëtarëve që të respektojnë rregullat doganore dhe të deklarojnë çdo mall që kërkon leje apo licencim të veçantë.