Pas fitores në Big Brother VIP Albania, Selin Bollati vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, sidomos për raportin e saj me DJ Gimbo.
Edhe pse kohët e fundit nuk janë parë shpesh bashkë, duke nxitur aludime për një ftohje mes tyre, duket se realiteti është ndryshe. Dyshja vazhdon të ruajë afërsinë, pavarësisht angazhimeve profesionale.
Një moment që tërhoqi vëmendjen ndodhi në Instagram, ku Gimbo komentoi në një postim të Selinës me fjalët: “Do you love me?”, duke shtuar edhe një emoji të unazës së fejesës.
Selina nuk e la pa përgjigje, duke reaguar me një emoji nuseje, gjë që ndezi menjëherë komentet dhe spekulimet e ndjekësve.
Ky shkëmbim i vogël, por domethënës, ka bërë që fansat të aludojnë për një hap më serioz në marrëdhënien e tyre.
Nëse bëhet fjalë për një fejesë të mundshme apo thjesht një ngacmim plot humor, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: Selin dhe Gimbo vazhdojnë të mbeten një nga çiftet më të komentuar të momentit.




