Vetëm dy muaj pasi u bënë prindër për herë të dytë, Denisa dhe Kozaku kanë rikthyer vëmendjen e ndjekësve, këtë herë për planet e tyre familjare.
Përmes një bashkëbisedimi me fansat në Instagram, Denisa iu përgjigj pyetjeve rreth jetës së saj private, duke përfshirë edhe një nga më të shpeshtat: nëse planifikojnë një fëmijë të tretë.
Pyetja “Do bësh një bebe të tretë apo dy mjaftojnë?” mori një përgjigje të drejtpërdrejtë nga ajo.
“Nuk mendojmë për bebe tjetër, e ndjej veten të plotësuar,” u shpreh Denisa, duke treguar se aktualisht familja e tyre është e kompletuar.
Pas lindjes së djalit të dytë, ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria si nënë, por edhe rikthimin e saj të shpejtë në formë fizike.
Duket se fokusi i saj për momentin mbetet te rritja e dy fëmijëve dhe shijimi i kësaj periudhe të rëndësishme në jetën familjare.





