Influencerja Njomza humb 47 kilogramë në dy vite, ndanë sekretet e dietës dhe disiplinës së saj.

Posted by

Një ndryshim drastik dhe frymëzues ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi influencerja Njomza ka ndarë rrugëtimin e saj mbresëlënës të humbjes në peshë.

Përmes një postimi në Instagram, ajo publikoi fotografi krahasuese “para” dhe “pas”, duke treguar transformimin e saj gjatë dy viteve të fundit.

Në janar të vitit 2024, Njomza peshonte 105 kilogramë, ndërsa sot, në vitin 2026, ajo ka arritur në 58 kilogramë – një rënie prej plot 47 kilogramësh.

“Nuk mund ta besoj, në 2024 isha 105 kg, dhe tani peshoj 58 kg,” ka shkruar ajo, duke shprehur habinë për ndryshimin e madh.

Sekreti i këtij transformimi nuk lidhet me metoda ekstreme, por me disiplinë dhe planifikim të kujdesshëm ushqimor. Ajo ndau edhe një shembull të dietës së saj, duke treguar një vakt prej vetëm 293 kalorish, me një balancë të mirë proteinash.

Njomza theksoi se strategjia e saj kryesore është menaxhimi i kalorive gjatë ditës: ajo konsumon vakte më të lehta gjatë drekës për të pasur më shumë fleksibilitet në mbrëmje.

Ky rrëfim është pritur me shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e shohin si një shembull motivimi për një stil jetese më të shëndetshëm.